SEE EDC INFO

Institucione

Produkte

Ngjarje

Lajme

Ekspertė dhe Trajnues

Rreth SEE EDC INFO

Si pėrdoret

Si tė lidhesh

Si tė kontribuosh

Opsione kėrkimi

Rreth SEE EDC INFO

Çfarë do të thotë "SEE EDC INFO"?

South East Europe Education for Democratic Citizenship INFOrmation


Ç’duam të themi me "Education for Democratic Citizenship"(Edukimi për Qytetari Demokratike) - EDC?

Education for Democratic Citizenship (Edukimi për Qytetari Demokratike - EDC) si term ka hyrë dhe është vendosur nga Këshilli i Evropës në fund të viteve 90 dhe në ditët e sotme është një koncept i përhapur dhe i përdorur në rang ndërkombëtar. Ky koncept "përfshin të gjitha praktikat dhe aktivitetet e krijuara për t'iu ardhur në ndihmë të rinjve dhe të rriturve për të marrë pjesë aktivisht në jetën demokratike, duke njohur dhe ushtruar të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në shoqëri." (http://www.coe.int/edc).

Ne e shohim EDC-në si një koncept të përgjitshëm, i cili ngërthem "edukime" të ndryshme (p.sh. edukimin për të drejtat e njeriut, edukimin qytetar, edukimin politik, edukimin për mediat, edukimin për paqen, edukimin global, edukimin ndërkulturor, edukimin për zhvillim të qëndrueshëm). Për detaje shih http://www.impact-see.org/edc_links.htm

Secili nga këto "edukime" kontribuon në mënyrën e vet në nxitjen e një kulture të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Edukimi për të drejtat e njeriut, për shembull, përqendrohet në temën "të drejtat e njeriut": ai trajton instrumentet ligjore ndërkombëtare, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe mundësitë e përkrahjes së rolit të të drejtave të njeriut. Edukimi politik fokusohet në sistemin politik. Objektivi i tij është të shpjegojë si funksionon politika dhe si qytetari mund të marrë pjesë në vendimmarrje. Edukimi për paqen përqendrohet aftësinë e individit për t'i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore. Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm trajton çështje të tilla si mund të plotësohen nevojat tona pa vënë në rrezik nevojat e brezave të ardhshëm. 

Kultura e demokracisë dhe të drejtave të njeriut përcakton vizionin ideal të funksionimit të një bashkësie (komuniteti). Ideal do të thotë që secili nga anëtarët e tij të jetojë i lirë dhe sipas ideve të tij, pa cenuar lirinë dhe idetë e të tjerëve. Në një sistem demokratik, një gjë e tillë mund të realizohet në masë të madhe, ndërsa në diktaturë, ky vizion është i pamundur. Deri në çfarë mase mund realizojë një sistem diçka të tillë, varet shumë nga shkalla e pjesëmarrjes së qytetarëve të tij në realizimin bashkërisht apo individualisht të këtij vizioni.


Kriteret e përfshirjes në portalin SEE EDC INFO

Për çfarë kanë nevojë qytetarët që të mund dhe të duan të marrin pjesë? Ata kanë nevojë për shumë gjëra, meqenëse ekziston korniza formale:

Një qytetar ka nevojë të jetë në gjendje të lexojë dhe të shkruajë, të ketë mundësi të arsimohet dhe të informohet, të dijë të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse, të ketë besim në vetvete, tolerant me të tjerët, të njohjë të drejtat e tij, por edhe c’të arrijë me to etj. Është një listë pa fund kushtesh paraprake. EDC përfshin një pjesë të madhe të këtij katalogu të kushteve të domosdoshme për qytetari demokratike.

Megjithatë për arsye pragmatike, ne kemi vendosur t'i kufizojmë kriteret e përkufizimit të EDC-së për projektin SEE EDC INFO. Ne kemi lënë mënjanë arsimin e përgjithshëm, edhe pse është kusht i domosdoshëm për qytetari demokratike. Sv pari, sepse shumica e qytetarëve në Evropën Juglindore janë në gjendje të lexojnë e të shkruajnë dhe kanë mundësi të marrin arsimin bazë. Së dyti, sepse ekziston një portal për arsimin në Evropën Juglindore dhe ne nuk duam të përsërisim të njëjtat gjëra. (shih: http://www.see-educoop.net)

Ne kemi lënë gjithashtu mënjanë të gjitha aktivitetet, të cilat trajtojnë aspektet sociale dhe ekonomike. Ne jemi dakord që një qytetar, nevojat bazë (ushqim, strehimi) të të cilit nuk plotësohen, e ka shumë të vështirë të veprojë si një qytetar i vendosur. Por nga ana tjetër, ne jemi të mendimit se në këtë rajon gjeografik, edhe pse ka shumë varfëri, përqindja e të pastrehëve dhe të uriturve është vërtet e ulët. Së dyti, portali do të zgjerohej shumë, nëse do të përfshinim të gjitha aktivitetet në lidhje me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Prandaj kemi vendosur të merremi me të gjitha praktikat dhe aktivitetet, të cilat mbështesin qytetarinë aktive demokratike nëpërmjet marrjes së njohurive dhe përvetësimit të aftësive dhe qëndrimeve. Në përputhje me Këshillin e Evropës, ne nuk kufizohemi brenda caqeve të arsimit formal, por marrim në konsideratë të gjitha format e të mësuarit gjatë gjithë jetës (forma, jo-formal, informal).

Të gjitha përmbajtjet e regjistruara nënvendosen në disa kategori specifike:
SEE EDC INFO Specifikim i Përmbajtjes


Përse një faqe tjetër interneti?

Qysah nga mesi i viteve 90 ekzistojnë nisma, projekte, programe dhe organizata të panumërta, të cilat punojnë për mbështetjen e qytetaris aktive demokraike. Shumë nga këto nisma janë projekte dypalëshe zhvillimi me partnerë dhe fonde të huaja. Që nga viti 1999 (fillimi i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore) nisën shumë projekte shumëpalëshe, duke përfituar edhe nga ngjashmëritë në këtë rajon. U krijuan dhe ekzistojnë ende një sërë rrjetesh zyrtare dhe jozyratre. Megjithatë, është e pamundur të bësh një tablo të plotë të aktiviteteve të tyre, kush bën çfarë, çfarë burimesh ekzistojnë dhe çfarë përvojash janë fituar.

Bëhen shumë thirrje për bashkëpunim, madje, për vendosjen e një qendre rajonale për EDC-në, e cila do të shërbejë si pikë referimi. Ky portal përpiqet të mbështesë bashkëpunimin duke vënë në dispozicion një vend, ku mund të gjenden informacione të rëndësishme rreth EDC-së dhe një platformë për nxitjen e shkëmbimit të përvojave, burimeve dhe kontakteve.



Ingrid Halbritter
Kryeredaktore e portalit SEE EDC INFO
Menaxhere projekti D@dalos Sarajevë
e-mail: ingrid.halbritter@see-edc.info

pėrditėsimi i fundit i kėsaj faqeje interneti:

2006-04-24 10:04:23